• Latest

Konfuzion në KShZ

April 11, 2016

ТЕЦ Неготино, мазутот и обвиненијата: Што велат официјалните податоци?

June 6, 2026

Путиновата споредба на Зеленски со Рамбо е признание на немоќ и страв

June 6, 2026

Кабинетот на Мицкоски молчи за транзитот на советски ракетни системи вредни 11 милиони евра од Словачка до Уганда во 2025 година

June 5, 2026

Лудачкиот одговор на Путин по отвореното писмо од Зеленски

June 5, 2026
Претседателот на Украина, Володимир Зеленски, 8 мај 2026 (фото извор: Кабинет на Претседателот на Украина)

ДРАМАТИЧЕН ДИПЛОМАТСКИ ПОТЕГ: Зеленски упати ултиматум и мировна понуда до Путин

June 5, 2026

На кои листи ќе нѐ има?

June 4, 2026
Фото: Zakie Andiko Ramadhani / vecteezy.com

Кој ќе ја плати цената за истрагата „Мазут“: Осомничените една година под мерки, без утврден криминал

June 4, 2026

Вучиќ ќе отпатува на самитот во Тиват и покрај предупредувањата за висок безбедносен ризик

June 4, 2026
Фото: Wikimedia commons

Европскиот парламент бара забрзани реформи и политички консензус за продолжување на евроинтеграциите на Северна Македонија

June 4, 2026

Ревизија во Академијата за судии и обвинители: Незаконски исплати, спорни набавки и пропусти во испитниот систем

June 4, 2026
CivilMedia
  • ДОМА
  • ВЕСТИ
  • ПОЛИТИКА
  • ИЗБОРИ
  • ОПШТЕСТВО
  • СЛОБОДНА ЗОНА
  • АНАЛИЗИ
  • РЕГИОН
  • СВЕТ
  • ВОЈНА ВО УКРАИНА
No Result
View All Result
  • ДОМА
  • ВЕСТИ
  • ПОЛИТИКА
  • ИЗБОРИ
  • ОПШТЕСТВО
  • СЛОБОДНА ЗОНА
  • АНАЛИЗИ
  • РЕГИОН
  • СВЕТ
  • ВОЈНА ВО УКРАИНА
No Result
View All Result
CivilMedia
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Konfuzion në KShZ

April 11, 2016 15:55
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme me shtatë vona “për” dhe dy vota “kundër” e miratoi Raportin e të dhënave nga kontrolli në terren. Sipas KShZ-së, prej gjithsej 87.352 pyetësorë të dorëzuar në njësitë rajonale e zyrave të KShZ-së për realizim të kontrolleve në terren, janë kthyer 87.074 pyetësorë, kurse mungojnë vetëm 282 pyetësorë në njësitë rajonale në Karposh, Çair, Gazi Babë, Veles, Kriva Pallankë, Tetovë e Gostivar, ndërsa janë gjetur katër pyetësorë me të dhëna të njëjta në Qendër.

Edhe kryetari i KShZ-së, Aleksandar Çiçakovski, deklaroi se ky numër nuk është i madh, se nuk duhet të bëhet dramë dhe se do të kontrollohen edhe një herë ata 282 persona për të cilët nuk është prurë pyetësor në KShZ. Sipas raportit të ekspertëve të IT-së, mungojnë gjithsej 414 pyetësorë.

Pas futjes së të dhënave nga kontrolli në terren, në evidencën elektronie të Komisionit Shtetëror Zgjedhor si të kontestueshëm paraqiten 40.817 votues, kurse 46.475 të tjerët do të kontrollohen edhe një herë, sipas të gjitha gjasave, me ndihmën e MPB-së.

Ekipi i CIVIL – Qendrës për Liri e ndoqi seancën në të cilën anëtarët e KShZ-së e paraqitën Raportin e procedurës së bërë për pranim-dorëzimin dhe numërimin e pyetësorëve për zbatim të kontrolleve në terren.

Sipas raportit të KShZ-së, në komunën e Velesit janë dorëzuar 239 pyetësorë, kurse janë kthyer 234 pyetësorë, kurse në KShZ mungojnë 5 pyetësorë. Në Shtip janë dorëzuar 2.137 pyetësorë, kurse janë kthyer 2.136 sosh, pra mungon vetëm një pyetësor. Në Gostivar janë dorëzuar 4.383 pyetësorë, kurse mungojnë 13 pyetësorë. Në Kriva Pallankë nga 512 janë kthyer 507 pyetësorë, kurse 5 pyetësorë janë humbur prej anketuesve. Në Gazi Babë janë dorëzuar 5.720, kurse janë kthyer 5.703 pyetësorë, pra mungojnë 17 pyetësorë.

Megjithatë, sipas anëtarëve të KShZ-së mungojnë vetëm 9 pyetësorë, sepse të tjerat janë futur në mënyrë elektronike. Në Kumanovë mungojnë 114 pyetësorë nga gjithsej 11.677 pyetësorë, kurse në Karposh janë dhënë 6.864, kurse janë kthyer 6.841 pyetësorë, pra mungojnë 23 pyetësorë.

Në Çair janë dhënë 17.041, kurse janë kthyer 16.970 pyetësorë. Mungojnë 71 pyetësorë.

Igor Milevi, anëtar i KShZ-së, shprehu dyshim në raport dhe, sipas tij, është kontestuese që 6.566 pyetësorë nuk janë mbushur me PO ose JO, në pyetjen se a janë takuar personalisht anketuesit me personin që është dashur të anketohet. Milevi thotë se 30 persona “jetojnë” me edhe 8 persona të tjerë që votojnë. Ai theksoi se 8.650 persona që janë regjistruar edhe me 6 persona të tjerë me mbiemër tjetër, gjersa 1.349 persona jetojnë me tre veta të tjerë në të njëjtën banesë. Ai potencoi se 1.338 persona që kanë mbi 30 vjet janë të regjistruar në një institucion.

DSCN7328

Sipas Silvana Bonevës, anëtare në KShZ, të dhënat kontestuese me të dhënat në terren nga pyetësorët janë për shkak se sistemi elektronik nuk lejon përmirësim po qe se klikojnë gabimisht në ndonjë pyetje gjatë futjes elektronike të të dhënave. Ajo shtoi se të gjitha rezultatet kontestuese nga kontrolli në terren do të kontrollohen edhe një herë.

Në anën tjetër, Milevi potencoi se personat që kanë bërë kontroll në terren dhe që në mënyrë elektronike kanë futur të dhëna nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje me KShZ-në, e as që kanë nënshkruar ndonjë marrëveshje me Drejtorinë për Ruajtje të të Dhënave Personale. Boneva i replikoi Milevit se në KShZ kanë pasur problem me futjen e të dhënave në sistemin elektronik dhe se kanë kërkuar ndihmë nga Ministria për Shoqëri Informatike e Administratë për t’i futur të dhënat.

Për 46.475 qytetarë që do të jenë lëndë e kontrollit të sërishëm në bazat e të dhënave apo me ndihmë të MPB-së, për 8.878 persona anketuesit kanë marrë përgjigje se jetojnë në adresën e shënuar, por se përkohësisht jetojnë jashtë shtetit, për 5.093 persona se kanë jetuar në adresën e shënuar, por se janë shpërngulur, për 523 persona se kanë vdekur, e për 2.945 qytetarë se jetojnë në Maqedoni, po banojnë në adresë tjetër.

D.Muratov

Tags: CIVILKSHZ
ShareTweetSend
CivilMedia

СЛОБОДНО.НЕЗАВИСНО.ОТВОРЕНО

  • ЗА НАС
  • ИМПРЕСУМ
  • КОНТАКТ
  • АВТОРСКИ ПРАВА
  • Политика на приватност
  • МАРКЕТИНГ

Следете нè

No Result
View All Result
  • ДОМА
  • ВЕСТИ
  • ПОЛИТИКА
  • СЛОБОДНА ЗОНА
  • АНАЛИЗИ
  • РЕГИОН
  • СВЕТ
  • ВОЈНА ВО УКРАИНА
  • ДЕЗИНФО
  • ФОРУМ
  • ГРАЃАНСКА АКЦИЈА
  • МАРКЕТИНГ
  • ИМПРЕСУМ