• Latest

Nuk ka kushte për zgjedhje të lira, CIVIL vazhdon me vëzhgim

April 15, 2016

Рамадани: Нема да се откажам од Брвеница за ниедна цена, ќе го заштитам секој граѓанин без разлика!

October 26, 2025
Фото: СДСМ

Филипче најави кадровска „чистка“ во СДСМ по вториот круг од локалните избори!

October 26, 2025
Фото: ВМРО-ДПМНЕ

Мицкоски до опозицијата: „Не сакам предвремени избори – внимавајте што посакувате, може и да ви се случи… да не биде после лелекање!

October 26, 2025

Курти „падна“ во Собранието – Косово оди кон нов премиер или нови избори?

October 26, 2025

Косовски пратеник удри граѓанин со бокс оти го нарече „лажго“ – инцидент во центарот на Приштина!

October 26, 2025

Примирје меѓу Тајланд и Камбоџа – договор потпишан со посредство на Трамп во Куала Лумпур

October 26, 2025
Фото: Скриншот од видео на BBC News

САД разгледуваат можност за распоредување мировни сили во Појасот Газа – прашањето денеска на маса во Катар

October 26, 2025

Точно една недела до вториот круг на локалните избори – кампањата влегува во завршница во 32 општини и Град Скопје

October 26, 2025
Фотографија: Скриншот од Фејсбук видео

„Марш на ангелите“ во Кочани: Правдата и вистината да излезат на виделина

October 25, 2025
Фотографија: Wikimedia Commons

Независната кандидатка и левичарка Кетрин Коноли победи на претседателските избори во Ирска

October 25, 2025
CivilMedia
  • ДОМА
  • ВЕСТИ
  • ПОЛИТИКА
  • ИЗБОРИ
  • ОПШТЕСТВО
  • СЛОБОДНА ЗОНА
  • АНАЛИЗИ
  • РЕГИОН
  • СВЕТ
  • ВОЈНА ВО УКРАИНА
No Result
View All Result
  • ДОМА
  • ВЕСТИ
  • ПОЛИТИКА
  • ИЗБОРИ
  • ОПШТЕСТВО
  • СЛОБОДНА ЗОНА
  • АНАЛИЗИ
  • РЕГИОН
  • СВЕТ
  • ВОЈНА ВО УКРАИНА
No Result
View All Result
CivilMedia
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Nuk ka kushte për zgjedhje të lira, CIVIL vazhdon me vëzhgim

April 15, 2016 15:11
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e vendimit për të thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare, CIVIL – Qendra kumton se as së largu nuk janë krijuar kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të besueshme më 5 qershor të vitit 2016.

Këtë qëndrim CIVIL e bazon në raportet e vëzhgimit afatgjatë të situatës në terren.

Situata politike në vend është duke u përkeqësuar përditë, ndërsa tensionet dhe dhuna që u përshkallëzuan në ditët e fundit, në mënyrë plotësuese krijojnë pengesa të pakapërcyeshme për mbajtjen e zgjedhjeve në një atmosferë të qetë dhe të sigurt. Marrëveshja për tejkalimin e krizës politike nuk është zbatuar plotësisht, e edhe ato pjesë të marrëveshjes që janë zbatuar, ballafaqohen me obstruksione të vazhdueshme nga pushteti.

Puna e Prokurorisë Publike Speciale, e cila duhet t’u japë përfundim juridik indikacioneve për abuzime masive, krim dhe mashtrim zgjedhor të kryer nga zyrtarë të lartë të pushtetit – vazhdimisht pengohet. Me veprimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit, puna e këtij institucioni vihet në pyetje.

Lista e Votuesve nuk është pastruar, mediat janë ende nën kontroll pothuajse të plotë të pushtetit, përditë shohim shembuj të qartë se partia dhe shteti nuk janë të ndarë dhe se masovikisht keqpërdoren resurset shtetërore dhe paratë publike për fushatë të shtrenjtë, agresive dhe të pistë partiake. Dhuna strukturore dhe shkeljet e të drejtave dhe lirive të njeriut janë të vazhdueshme.

Institucionet në vazhdimësi keqpërdoren për qëllime partiake. Të punësuarit në administratë janë nën presion të vazhdueshëm dhe kërcënim për vendin e punës, nëse nuk veprojnë saktësisht sipas urdhrave të partive në pushtet. Kategoritë e rrezikuara të qytetarëve janë të shantazhuara, punëtorët, bujqit, studentët, pensionistët – manipulohen dhe sillen në pozitë të padenjë me qëllim që të detyrohen në dëgjueshmëri ndaj partive në pushtet.

CIVIL do të vazhdojë me vëzhgimin e procesit zgjedhor, pavarësisht se si do të vazhdojë ai, si dhe pavarësisht bojkotit të paralajmëruar të partive opozitare.

Një ekip prej treqind njerëzve në të gjithë vendin vazhdimisht do të vëzhgojnë situatën dhe do të informojnë rregullisht qytetaret dhe qytetarët për të gjitha rastet e abuzimeve në kontekstin e zgjedhjeve. Konsiderojmë se në këtë mënyrë do të kontribuojmë në rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe mobilizimin e qytetareve dhe qytetarëve që të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin e kapërcimit të krizës serioze, me të cilën përballet vendi ynë.

Shifra prej 300 njerëzve simbolikisht përkon me numrin e spartanëve, të cilët mbrojtën demokracinë në botën e vjetër. Me ekipin e tij, si gjithmonë, CIVIL do të vihet në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut të të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe do të kontribuojë në rivendosjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vend, gjë për të cilën kusht thelbësor është organizimi i zgjedhjeve të lira.

Print Friendly, PDF & Email
Tags: CIVILkriza politikeMaqedonizgjedhje
Share33Tweet21Send

НАЈЧИТАНИ 5

  • Поранешен унгарски разузнавач по неодржувањето на средбата помеѓу Трамп и Путин: Она што сега изгледа како дипломатски успех, на долг рок ќе се претвори во сериозна трагедија

    130 shares
    Share 52 Tweet 33
  • „На Ѓупците треба да им се забрани да гласаат“ – советник од десничарската МААК со скандалозен расистички испад во Неготино

    126 shares
    Share 50 Tweet 32
  • „Путин повторно го изигра“: Откажувањето на самитот во Будимпешта ја завршува фантазијата на Трамп дека ќе донесе мир во Украина

    101 shares
    Share 40 Tweet 25
  • Разобличување на „буразерската“ финансиска коалиција: Алта банка и „посвоената“ Стопанска банка – Битола во обид да го избегнат европскиот финансиски радар

    99 shares
    Share 40 Tweet 25
  • Косовски пратеник удри граѓанин со бокс оти го нарече „лажго“ – инцидент во центарот на Приштина!

    99 shares
    Share 40 Tweet 25
CivilMedia

СЛОБОДНО.НЕЗАВИСНО.ОТВОРЕНО

  • ЗА НАС
  • ИМПРЕСУМ
  • КОНТАКТ
  • АВТОРСКИ ПРАВА
  • Политика на приватност
  • МАРКЕТИНГ

Следете нè

No Result
View All Result
  • ДОМА
  • ВЕСТИ
  • ПОЛИТИКА
  • СЛОБОДНА ЗОНА
  • АНАЛИЗИ
  • РЕГИОН
  • СВЕТ
  • ВОЈНА ВО УКРАИНА
  • ДЕЗИНФО
  • ФОРУМ
  • ГРАЃАНСКА АКЦИЈА
  • МАРКЕТИНГ
  • ИМПРЕСУМ