• Latest
„Одмазда на дрвото“ - слика на транспарентна површина, насликана на Работилницата на ЦИВИЛ „Боите на слободата“, за време на Кампот на слободата, јуни 2015 година. Автор: Мирослав Стојановиќ - Шуки, фотографија: ЦИВИЛ

Dorëheqje e qeverisë, tash!

April 5, 2016

Костовски: Едноставно, ние на Европа ѝ велиме – не нè интересира Унијата

June 14, 2025

Иран се заканува со затворање на Ормускиот теснец – излез на Персискиот залив и една од најважните геостратешки точки во светот

June 14, 2025

Би-Би-Си: Крајната цел на Израел може да биде промена на режимот во Иран, но под голем ризик

June 14, 2025
Фото: Креирано со помош на ВИ

Дерала: Во земја без море, родена е спасителката на океаните, од Кичево до Пацификот

June 14, 2025

„Марш за ангелите“ денеска во Кочани во 18:05 часот -„Пожарот не беше несреќен случај, туку масовно убиство“ велат семејствата на жртвите

June 14, 2025

„Техеран ќе гори“: Израелскиот министер за одбрана го предупредува Иран за ракетните напади

June 14, 2025
Ракетен ирански напад на Тел Авив. Фото: Скриншот

Иран ги предупреди САД, Велика Британија и Франција да не помагаат во спречувањето на иранските напади врз Израел

June 14, 2025

Папата Лео апелира за разумност и дијалог по воздушните напади меѓу Израел и Иран

June 14, 2025

Хил: САД повеќе нема да интервенираат како досега, Косово и Србија треба сами да ги решат своите проблеми

June 14, 2025

Украина репатрира уште тела од паднати војници во голема размена со Русија

June 14, 2025
CivilMedia
  • ДОМА
  • ВЕСТИ
  • ПОЛИТИКА
  • ИЗБОРИ
  • ОПШТЕСТВО
  • СЛОБОДНА ЗОНА
  • АНАЛИЗИ
  • РЕГИОН
  • СВЕТ
  • ВОЈНА ВО УКРАИНА
No Result
View All Result
  • ДОМА
  • ВЕСТИ
  • ПОЛИТИКА
  • ИЗБОРИ
  • ОПШТЕСТВО
  • СЛОБОДНА ЗОНА
  • АНАЛИЗИ
  • РЕГИОН
  • СВЕТ
  • ВОЈНА ВО УКРАИНА
No Result
View All Result
CivilMedia
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Dorëheqje e qeverisë, tash!

April 5, 2016 15:17
in Uncategorized
„Одмазда на дрвото“ - слика на транспарентна површина, насликана на Работилницата на ЦИВИЛ „Боите на слободата“, за време на Кампот на слободата, јуни 2015 година. Автор: Мирослав Стојановиќ - Шуки, фотографија: ЦИВИЛ

„Одмазда на дрвото“ - слика на транспарентна површина, насликана на Работилницата на ЦИВИЛ „Боите на слободата“, за време на Кампот на слободата, јуни 2015 година. Автор: Мирослав Стојановиќ - Шуки, фотографија: ЦИВИЛ

Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL – Qendra për Liri kërkon dorëheqjen e qeverisë, për shkak të dështimit për të zbatuar Marrëveshjen për tejkalimin e krizën politike. Njëkohësisht, termini për zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të zhvendoset të paktën deri në fund të shtatorit, sepse as së largu nuk janë krijuar kushte për të mbajtur zgjedhje të lira më 5 qershor 2016.

Shtyrja e datës së zgjedhjeve duhet të përdoret për një sërë të hapave dhe masave urgjente për të krijuar kushte për zgjedhje të lira. Ndër të tjera, nevojiten reforma të mëtejshme të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, respektivisht  profesionalizim i tij. Për më tepër, ka ende vend për përmirësim të Kodit Zgjedhor. Patjetër duhet të zbatohet pastrimi konsekuent i Listës së Zgjedhësve. Republika e Maqedonisë ka nevojë për aktivitete urgjente dhe thelbësore në gjyqësor, para së gjithash nga aspekti i krijimit dhe funksionimit të papenguar të një njësie të veçantë në Gjykatën Penale, e cila do të merret me rastet që dalin nga puna e Prokurorisë Speciale. Gjithashtu, patjetër duhet të krijohen kushtet për lirimin e mediave prej diktatit partiak, por edhe për lirim të administratës, ekonomisë dhe shoqërisë në përgjithësi.

Edhe periudhë prej tre muajve është tepër e shkurtër për të zbatuar të gjitha këto, por nëse ka vullnet të vërtetë politik, por edhe sundim të ligjit, është e mundur të zbatohen masa, të cilat do të garantojnë këto procese dhe do të risin besimin e qytetareve dhe qytetarëve në procesin zgjedhor.

CIVIL në vazhdimësi e vëzhgon dhe analizon situatën në vend, veç më 15 muaj, më saktësisht, nga janari i vitit 2015. Në 30 ditët e fundit, pas shtyrjes së mëparshme të datës së zgjedhjeve, partitë në pushtet jo vetëm që nuk demonstruan vullnet politik dhe nuk ndërmorën veprime për të zbatuar marrëveshjen politike, por investuan akoma më tepër energji dhe resurse publike që të pengojnë zbatimin e saj.

Të gjitha proceset e filluara në vend janë jashtëzakonisht të vështirësuara për shkak të obstruksionit të vazhdueshëm të partive në pushtet dhe bllokadës pothuajse të plotë të institucioneve që gjenden nën diktat partiak.

Pasoja më e dukshme e dështimit të marrëveshjes politike janë mediat që mbeten nën kontrollin e partive në pushtet.

Shteti nuk u nda nga partia, ndërsa partitë në pushtet vazhduan me abuzimet, korrupsionin politik, shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut, diskriminimin politik dhe dhunën strukturore. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk arriti të ngrihet mbi interesat partiake, pavarësisht nga përpjekjet e ekspertëve të pavarur në përbërjen e tij. Kjo solli deri te vonesa e afateve dhe proces jokualitativ  të pastrimit të Listës së Votuesve.

Në terren, vazhdojnë presionet partiake, kërcënimet dhe shantazhet mbi elektoratin, kryesisht në kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve, si dhe mbi të punësuarit në administratën në nivel lokal dhe nacional.

Në arsim, ushtarët partiakë bëjnë presion mbi stafin, por edhe mbi fëmijët, e nëpërmjet tyre edhe mbi prindërit. Në shëndetësi, përkatësia partiake do të thotë mundësi për një trajtim më të mirë, ndërkohë që personeli shëndetësor që nuk është në mëshirën e partive në pushtet pëson presione të përditshme dhe diskriminim.

Vazhdon reketi në ekonomi. Shërbimet e inspektimit përdoren ende si një mjet për shantazh dhe detyrim. Një pjesë e fondeve që nxirren nga ekonomia në këtë periudhë drejtohen kah mediat e dëgjueshme.

Pengimi i punës së Prokurorisë Speciale Publike është më se i qartë dhe përfaqëson edhe një dëshmi se sistemi gjyqësor, duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, është nën diktatin partiak. Përkundër kësaj, shohim se PSP manifeston profesionalizëm maksimal dhe këmbëngulje, që opinionit i jep shpresë se është e mundur të forcohen dhe të ndërtohen institucione që do të kthejnë sundimin e ligjit në Republikën e Maqedonisë.

I qartë është edhe abuzimi i marrëdhënieve ndëretnike me “lojërat patriotike” të subjekteve politike në vend.

Bile edhe seria e fundit e “llogaridhënieve” të partisë në pushtet është një ilustrim në vetvete për mungesën e tërësishme të kufirit në mes të partisë dhe shtetit, përkatësisht  edhe një dëshmi tjetër se si një parti mund të uzurpojë institucionet dhe të zërë rob shtetin.

 

Print Friendly, PDF & Email
Tags: Civil - Qendra për LiriKomisionit Shtetëror Zgjedhorlistës së votuesveProkurorisë Speciale
Share33Tweet21Send

НАЈЧИТАНИ 5

  • Фото: Принтскрин од емисијата „Бизнис 21“ на ТВ21

    Славески: Мизерно е да ме прашувате за мојата плата од 3.000 евра, никој не ме прашува за гладувањето во САД додека студирав

    477 shares
    Share 191 Tweet 119
  • Вучиќ не ја потпишал декларацијата од самитот во Украина за да не ја „предаде Русија“, понуди помош за реконструкција што предизвика потсмев во Србија

    215 shares
    Share 86 Tweet 54
  • УНХЦР: Во светот има 122 милиони насилно раселени лица

    109 shares
    Share 44 Tweet 27
  • Османи до Мицкоски: Можеш да вреѓаш, да се закануваш, да фрлаш клетви и анатеми, да колнеш, но, ние Албанците не сме гости во оваа земја туку домаќини

    103 shares
    Share 41 Tweet 26
  • Предлогот од ЛДП за воведување една изборна единица на 53. седница на Собрание

    97 shares
    Share 39 Tweet 24

CIVIL MEDIA NEWSLETTER

Check your inbox or spam folder to confirm your subscription.

CivilMedia

СЛОБОДНО.НЕЗАВИСНО.ОТВОРЕНО

  • ЗА НАС
  • ИМПРЕСУМ
  • КОНТАКТ
  • АВТОРСКИ ПРАВА
  • Политика на приватност
  • МАРКЕТИНГ

Следете нè

No Result
View All Result
  • ДОМА
  • ВЕСТИ
  • ПОЛИТИКА
  • СЛОБОДНА ЗОНА
  • АНАЛИЗИ
  • РЕГИОН
  • СВЕТ
  • ВОЈНА ВО УКРАИНА
  • ДЕЗИНФО
  • ФОРУМ
  • ГРАЃАНСКА АКЦИЈА
  • МАРКЕТИНГ
  • ИМПРЕСУМ