• Latest

BDI-ja e thelloi krizën

April 1, 2016

ТЕЦ Неготино, мазутот и обвиненијата: Што велат официјалните податоци?

June 6, 2026

Путиновата споредба на Зеленски со Рамбо е признание на немоќ и страв

June 6, 2026

Кабинетот на Мицкоски молчи за транзитот на советски ракетни системи вредни 11 милиони евра од Словачка до Уганда во 2025 година

June 5, 2026

Лудачкиот одговор на Путин по отвореното писмо од Зеленски

June 5, 2026
Претседателот на Украина, Володимир Зеленски, 8 мај 2026 (фото извор: Кабинет на Претседателот на Украина)

ДРАМАТИЧЕН ДИПЛОМАТСКИ ПОТЕГ: Зеленски упати ултиматум и мировна понуда до Путин

June 5, 2026

На кои листи ќе нѐ има?

June 4, 2026
Фото: Zakie Andiko Ramadhani / vecteezy.com

Кој ќе ја плати цената за истрагата „Мазут“: Осомничените една година под мерки, без утврден криминал

June 4, 2026

Вучиќ ќе отпатува на самитот во Тиват и покрај предупредувањата за висок безбедносен ризик

June 4, 2026
Фото: Wikimedia commons

Европскиот парламент бара забрзани реформи и политички консензус за продолжување на евроинтеграциите на Северна Македонија

June 4, 2026

Ревизија во Академијата за судии и обвинители: Незаконски исплати, спорни набавки и пропусти во испитниот систем

June 4, 2026
CivilMedia
  • ДОМА
  • ВЕСТИ
  • ПОЛИТИКА
  • ИЗБОРИ
  • ОПШТЕСТВО
  • СЛОБОДНА ЗОНА
  • АНАЛИЗИ
  • РЕГИОН
  • СВЕТ
  • ВОЈНА ВО УКРАИНА
No Result
View All Result
  • ДОМА
  • ВЕСТИ
  • ПОЛИТИКА
  • ИЗБОРИ
  • ОПШТЕСТВО
  • СЛОБОДНА ЗОНА
  • АНАЛИЗИ
  • РЕГИОН
  • СВЕТ
  • ВОЈНА ВО УКРАИНА
No Result
View All Result
CivilMedia
No Result
View All Result
Home Uncategorized

BDI-ja e thelloi krizën

April 1, 2016 15:57
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë vendosi t’i tërheqë të gjithë përfaqësuesit aktualë të pushtetit ekzekutiv në Republikën e Maqedonisë.

“Kryesia i vërtetoi të drejtat statutare dhe ia delegoi të gjitha të drejtat e autorizimet ekzekutive për të marrë vendime kryetarit Ali Ahmeti për të vendosur për hapat e mëtutjeshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim. BDI-ja e informon opinionin publik vendor dhe atë ndërkombëtar se do t’i rishqyrtojë politikat e veta në ditët e mëtutjeshme”, thuhet në kumtesën e partisë.

BDI-ja merr pjesë në Qeveri me 8 ministra. Në këtë mënyrë ministrat që vijnë nga BDI-ja paraqesin një të tretën e Qeverisë.

I pari që sot dha dorëheqje ishte Ministri i Arsimit dhe Shkencës – Abdilaqim Ademi, pas të cilit edhe anëtarët tjerë të Qeverisë nga partneri koalicionues VMRO-DPMNE, Zëvendëskryeministri i Qeverisë i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit – Musa Xhaferi, Zëvendësministri i angazhuar për Çështje Evropiane – Fatmir Besimi, Ministri i Ekonomisë – Bekim Neziri, Ministri i Drejtësisë – Adnan Jashari, Ministri i Ekologjisë – Nurhan Izairi dhe Ministri pa resor – Furkan Çako.

Abdylaqim Ademi

“Ky hap yni është vazhdim i përpjekjeve tona energjike për demokraci dhe një sistem të reformuar shoqëror e politik, me ç’gjë shprehim revoltë për përgjimet, shitjen e shpërndarjen e audio-materialeve që po prodhohen e montohen edhe me tendencë për t’i dëmtuar e shkatërruar përpjekjet për reformat sistemore”, thuhet në kumtesën e BDI-së si arsyetim për vendimin e fundit të parisë. “BDI-ja i bën thirrje Prokurorisë Publike Speciale të kyçen në hetimin e këtij krimi serioz, që ka për qëllim t’i rrezikojë personalitetet publike dhe të ndikojë në punën e këtij institucioni që ka përgjegjësi ligjore për bisedat e përgjuara, që tashmë po hidhen në qarkullim e po përpunohen në tregun e hirtë gjithkund në rajon. Mirëpo, për të mirën e shoqërisë, procesin e reformimit sistemor do ta zbatojmë deri në fund për shkak se vetëm zbatimi i reformave e bëjnë këtë vend të qëndrueshëm e për të mos u bërë peng fabrikuesish dhe instalimit të nëntokës në politikë”, thuhet më tej në kumtesën e BDI-së.

CIVIL Media bisedoi me ish-sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Aleksandar Novakovskin, për tërheqjen e BDI-së nga Qeveria.

“Po qe se ministrat që do të japin dorëheqje në Kuvend, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë janë një e treta e më shumë konsiderohet sipas Kushtetutës se e tërë Qeveria ka dhënë dorëheqje. Ata janë të detyruar ta kryejnë atë funksion deri në zgjedhje të Qeverisë së re. Deri në zgjedhje të ministrave të rinj detyrohen ta kryejnë funksionin si ministra në dorëheqje. Sa për vendimin e shpërbërjes, atë e merr Kuvendi, gjegjësisht deputetët. Po qe se marrin vendim të shpërbëhet Kuvendi, automatikisht ato dorëheqje para shpërbërjes u konstatohen, edhe në atë rast sërish ajo qeveri i kryen funksionet deri në zgjedhje të qeverisë së re, dhe ministrat që kanë dhënë dorëheqje do ta kryejnë funksionin e tyre dhe ajo nuk do të ketë ndikim mbi vendimin para shpërbërjes së Kuvendit, flas si duhet të jetë. Mirëpo, se si do të vendosë Kuvendi, ajo është tjetër gjë. Po qe se nuk shpërbëhet Kuvendi, atëherë kryeministri teknik i Qeverisë ndoshta do të propozojë të zgjedhë ministra të rinj. Kjo është procedura. Nuk guxon të lihet vakuum në funksionimin e qeverisë. Ne kemi ndarje të rreptë të pushtetit në ekzekutiv, ligjvënës dhe gjyqësor. Ministrat janë pjesëtarë të Qeverisë, jo të BDI-së. Duhet të ndahet ajo punë dhe ata detyrohen ta kryejnë atë funksion. Vendimi për shpërbërje të Kuvendit është i caktuar rreptësisht – sipas vendimit të deputetëve”. Konsideron Novakovski.

Marija Tegovska

Përktheu nga maqedonishtja: Arsim Jonuzi

ShareTweetSend
CivilMedia

СЛОБОДНО.НЕЗАВИСНО.ОТВОРЕНО

  • ЗА НАС
  • ИМПРЕСУМ
  • КОНТАКТ
  • АВТОРСКИ ПРАВА
  • Политика на приватност
  • МАРКЕТИНГ

Следете нè

No Result
View All Result
  • ДОМА
  • ВЕСТИ
  • ПОЛИТИКА
  • СЛОБОДНА ЗОНА
  • АНАЛИЗИ
  • РЕГИОН
  • СВЕТ
  • ВОЈНА ВО УКРАИНА
  • ДЕЗИНФО
  • ФОРУМ
  • ГРАЃАНСКА АКЦИЈА
  • МАРКЕТИНГ
  • ИМПРЕСУМ